MMZA: Motrat Misionare të Zojës Sonë të Afrikës

Për Afrikën

msola_logo

                     arrow        

deco2

 

 

 
 

Motrat Misionare të Zojës Sonë të Afrikës, janë rregulltare në përjashtim që vetëm misionare. Ato, lidhen, përmes kushteve,të dëgjesës, pastërtisë e varfërisë, së pari për një kohë të caktuar e pastaj përmes kushteve të definitive.

Me ardhjen në Algjer në fillim të v.1867,Mons. Lavigerie, që e mbante në mendje e në zemër projektin misionarë, jo vetëm për dioqezën e vet por për tër Afrikën.
Në v.1868, ai themeloj shoqërinë: Misionarët e Afrikës, të caktuar për ungjillizimin e popujve afrikan. Por ,themeluasi ishte i bindur që ky ungjillizim nuk do të mund të realizohet pa praninë e motrave që do të jenë apostulle. Pasi që vetëm ato mund të ofrohen më lehtë njerëzve, grave e burrave, nëpër familjet afrikane, që ti transferojnë nga brenda përmes shpalljes së Lajmit të Gëzuar. Për këtë arsye në v.1869, ai themeloj kongregatën e: Motrave Misionare të Zojës Sonë të Afrikës.
Për themeluesin, motrat kishinë të njejtën vlerë me priftat misionarë,për të ishin apostulle të vërteta e misionare.  Kjo kongregatë në fillim ishte nën të drejten dioçezane, e në v.1887 bëhet nën të Drejtën Pontefikale-Papnore. 

Sikurse Jezusi la boten e vet të vogël të Nazaretit për të shpallur Lajmin e Mirë të shëlbimit, në fillim nëpër Galile e pastj në regjjonin e Jeruzalemit.
Motrat Misjonare të Zojës Sonë të Afrikës, gjithashtu e lëjnë familjen e tyre, vendin e tyre e famullit e tyre.

Ta lësh familjen, famullinë, kjo nuk do të thotë të harrosh të gjithë e të gjitha dhe ta ndërpresh çdo lidhje. Që nga fillimi e deri me tani kongregata jonë e ka pasur një rëndësi të madhe, korespondencën apo lidhjën me të gjithë e të gjiha, familjen dhe vendlindjen e tyre. Pastaj, vazhdon sipas përmirësimit të mundësive të transportit, për tu kthyer në vendlindje në kohen e pushimeve, për të ndarë momente të rëndësishme të jetës familjare.  Por edhe përvojënn ejetës misionare e gëzimin për të shpallur Unqjillin. 

Të çenurit misionare, kjo do të thotë, të jeshë e dërguar popujve të tjerë.
Ky dërgim e ka burimin në Trininë Shejte. Krishti ka qenë i dërguar në botë nga Ati, dhe Ati, vet e ka zgjedhur Birin e vet për këtë dërgim, në momentin e pagëzimit të tij në lumin Jordan. Pastaj, Jezusi i zgjedh apostujt dhe i dërgon për të shpallur Lajmin e Mirë të gjitha nacioneve. Për të konfirmuar këtë dërgim, Ai bën që të zbret mbi të Shpirti Shejtë. Sot kjo Kishë e themeluar diten e Rrëshajve dhe e dërguar në mision.  Kjo është themeli i kuptimit të dërguarit e të qenurit misionarë.
  
Për Motrat Misjonare(MMZA), të dërguarit ka  një dimenzion të veqantë.
Emërimi si Argjipeshkëv në Algjer,ndodhi para se të arrinte në Algjeri. Lavigerie i kishte shkruar një miku:” Algjeria ështe një derë e hapur për Provaninë, në një kontinent ga 200 miljon njerëz. Këtu mbi të gjitha duhet bartur veprën e apostullit katolik”.
Në atë kohë asnjë urdhër rregulltarë akoma nuk kishte dëpërtuar në Afriken interiore. Misionarët e parë ishin të vendosur vetëm në këndin e kontinentit. Eksploratorët apo zbuluesit misionarë, kan rrezikuar që të hynë edhe më tutje në pjesën e mbrendshme të Afrikës. Dhe Lavigerie, i vendos misionaret e misionarët e vet edhe në pjesen e mbrendshme të saj.

Kisha ofron mundësinë çdo anëtari të vet ta realizon thirrjen e  vet ashtu siq ndjehet i thirrur nga Zoti.
Pë Motrat Misionare të Zojes Sonë të Afrikës-MMZA, të cilat nuk janë të ardhura vetëm nga Europa e Amerika por gjithashtu nga Afrika, ku kjo thirrje realizohet brenda bashkësisë internacionale dhe iterkulturale gjithmonë të dërguara popujve dhe kulturave të tjera. Në Algjeri,p.sh.në fillim, bashkësitë ishin të dërguara në regjionet më të largëta e të panjohura, ku krioheshin famullitë e vogla. Kjo ishte gjithashtu një ndër aspektet e jetës së tyre.

Ditën e Rrëshajve, pasi që apostujt filluan të shpallin mrekullitë e Zotit dhe janë kuptuar të gjithë banorët në Jeruzalem. Që këta nga të gjitha nacionet çdo njëri kuptonte në gjuhën e vet. Këstu që dërgimi ke popujt e tjerë, motrat misionare dëshirojnë të jenë të hapura kulturave të tjera në mënyrë që shpallja e Lajmit të Gëzuar mund të kupton e pranon secili sipas gjuhës së tyre e mentalitetit të tyre,etj.

Njohja e gjuhes dhe kulturës së atij populli të cilit jemi të dërguara, për ne është thelbësore. Ne, misionaret, nuk mund të dëpërtojmë e të shkojmë në takim tek personat për ti përjetuar bashk me ta aspiratat e tyre e realitetin e tyre të përditshëm pëmes një përkthyesi. Gjithashtu, ne nuk mund të mbetemi të mbyllura nëpër kuvendet dhe shtëpijat tona duke pritur njerëzit për të ardhur tek ne. Por ne ju dalim ne takim e shkojmë në mesin e tyre, banojmë në shtëpija të ngjajshme të tyre, mundohemi të jetojmë në thijeshtësi e në një prezencë në të vërtet vëllezrore. Ky stil i jetës i orjentuar në relacionet e thjeshta, shpjegon edhe përshtatja jonë në veshjen e tyre.
Në fillim, veshja e motrave ishte e përshtatur veshjes së grave algjerjane, vendi në të cilin motrat tona të para filluan misjonin e tyre.  Tani, në kohën tonë gjithashtu motrat i përshtaten vendit ku jan të dërguara që do të thotë edhe në ruajtjën e thjeshtësisë.

Kryqin, të cilin e bartin në qafë, është shenjë qëndrore e parimore e motrave misjonare.

Çdo motër, pranon  një mision ku ajo e kryen në fe dhe me gëzim e me kapacitetin e vet të përballon nëvojat e atij populli të cilit është e dërguar.
Është një domosdoshmëri për kongregaten tonë që anëtareve të veta apo vajzave në përgaditje për jetën e kushtuar të ju sigurohet një formim profesjonal, intelektual e teologjik, që në këtë mënyrë ato, në mundësitë sa më të mira të kryejnë misjonin e vet.
Në nevojat reale sot, kongregata jonë orjentohet totalisht dhe në zgjedhjet e mëdha të veta bën ballë situaten konkrete, kështu që, secila misionare jep tër vetvetën, me kompetencat e veta dhe mundësitë e hapura në mes prioriteteve në vazhdim:

-Ungjillizimi i parë  gjithmonë aktual në një Afrikë ku do që afrikanët nuk e njofin Jezu Krishtin.

-Dijalogu islamo-krishterë në një Afrikë ku tensjonet në mes të krishterëve dhe muslimanëve shtyejnë që bashkpunimi me besimtarët e religjjonit tjetër është hap thelbësorë apo esencjal në një rrugë të paçes dhe pajtimit.

-Situata e padrejtësisë,fatkeqësisë apo mynxyrës, dhunës e përjashtimit, lufta kundër skllavërisë-robërisë së re.

-Edukimi dhe formimi i personave për të ju ofruar një shikim ndaj mjeteve dhe mundësive të tyre, për të reaguar në një të nesërme në favor të vetbesimit dhe popullit të tyre.

Për tu bër : tout à tous- gjithçka për të gjith kjo është vërtetimi i Motrave Misjonare të Zojës sonë të Afrikës(MMZA) që e ka vazhduar nga themeluesi kardinali Lavigerie dhe në thjeshtësinë e jetës,përvujtërinë dhe dashurinë e vërtetë e lën kongregatës përmes Marie Salomè eprores së parë gjenerale ku me zell të madh vazhdon realizimin e projektit të madh misjonarë.

                                      
                           Lucie Pruvost, SMNDA

 

deco2

 

eplav

 

deco2

 

gos_vow

 

deco2

 

grafik1

 

deco2

 

Aferdita_kids

 

deco2

 

refugees
deco2
maurit_kos
deco2

 

 

 
deco2
 

simbolet

Simbolet për unitetin tonë si
Motra Misionare të Zojës Sonë të Afrikës

  Kryqi : pa korp të Krishtit, prezenton ringjalljen.
Me të, ne ndjehemi të thirrura për të shpallur Krishtin e ringjallur por edhe
që ka ringjallur dhe ripërtri boten përmes dashurisë vëllezërore.
Ky kryq gjithashtu »jemi ne », shenjë  dalluese që  na lidhë
msolacross
 

 

Harta e Afrikës, do të thotë që ky continent prezenton për ne shumë gjëra:
 Afrika është shkaku i të qenurit tonë MMZA (Motra Misionare të Zojës Sonë të Afrikës).
Në Afrikë, çfarëdo që do të jetë origjina jonë, ne ndjehemi, tek ne, në shtëpinë tonë!
Është një kontinent i pasur në nivelin gjeugrafik, ekonomik (me shumë gjëra që duhet zbuluar akoma),  kulturore  ( me ghuhë të ndryshme, religjione,tradita dhe mënyra  të vepruarit) edhe pse me të gjitha këto mbetet  akoma vend të mjaftueshëm.
Është një kontinent i ngroht, që shtrijën duart e veta për të mikpritur të tjerët (gjeneralisht).
Por gjithashtu është një kontinent që ka shumë nevojë në të gjitha nivelet : në zhvillimin gjeneral, shëndetësi, edukim,  leadership, etj.
Është një kontinent që ka nëvojë për Jezusin e ringjallur dhe përmes apostujve të vet të sodit dhe për të gjithë personat me vullnet të mirë.
Kurse për mua m.Anafrida, me origjinë afrikane, Afrika është continent ku është origjina ime, që prezenton” tek unë”.

 

africa_maman
 

Pelikani dhe “Dashuria “ simbolizon përshpirtrinë që kardinali dhe themeluesi unë, Charles Lavigerie ka dashur të na prezenton dhuratën e, të qenurit tone në shembëlltyrën e Jezusit.

pelican

 

anafrida_portSr. Anafrida Biro
 
deco2